0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Krasniqi: Deklarimi i ambasadorit Petrich, se Thaçi ka fyer BE-në, është i drejtë

Rekomandime

Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka komentuar deklaratën e djeshme të ish-të dërguarit të BE-së për Kosovën, austriakut Wolfgang Petritsch i cili ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka fyer Bashkimin Evropian kur ka thënë se nuk dëshiron të takohet me diplomatin sllovak, Mirosllav Lajçak.

Krasniqi ka thënë se ky deklarim i ambasadorit Petrich, se Thaçi ka fyer BE-në, është i drejtë.

- Advertisement -

Krerët e institucioneve të Kosovës, qoftë edhe kryetari i shtetit, gjithnjë duhet ta kenë ndërmend, se nuk janë në pozitë të ndikojnë në institucionet e BE-së, e që i pretendojmë me të drejtë si vend e komb, se cilin person e nga cili vend i BE-së duhet të vendoset në këtë apo atë pozitë zyrtare të BE-së.

Zyrtarët e Republikës sonë e kanë mundësinë, madje as kjo nuk është e mirë dhe racionale, vetëm që ta kontestojnë njëri-tjetrin, sikundër edhe po bëjnë, por jo të shkojnë përtej kësaj mundësie”, ka thënë Krasniqi.

Në fakt, zyrtarët e lartë të shtetit tonë nuk janë krejt pa mundësi, por, mundësia sipas Krasniqit, duhet të shfrytëzohet racionalisht dhe realisht, por gjithnjë duke mos e cenuar interesin e shtetit që e përfaqësojnë.
“Shprehimisht, krerët tanë të lartë në takimet zyrtare me përfaqësuesit e BE-së, me argumente e fakte të shumta, të cilat nuk na mungojnë, duhet t’ju ofrojnë bashkëbiseduesve të vendeve perëndimore, dhe jo vetëm atyre, reflektim të moderuar, të pjekur politikisht, për t’i bindur se kanë të drejtë dhe natyrisht këtë nuk duhet ta bëjnë për patriotizëm mediatik, por për t’ia arritur qëllimit politik”, ka deklaruar ish-kryetari i Kuvendit, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismas Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

- Advertisement -

Mënyra sesi ka biseduar Kryetari i shtetit tonë me zyrtarë të BE-së, përmes konferencave e deklaratave, sipas tij, është mënyra më e paduhur për ta përfaqësuar vendin në komunikim me BE-në dhe jo vetëm më të.

“Krejt atë që e ka thënë Kryetari ynë në media, ka mundur t’ua thotë zyrtarëve të BE-së në takimet zyrtare, por jo kështu siç ka vepruar dhe po vepron kohëve të fundit. Nuk është e rëndësishme se çka thua mediatikisht, por çka arrin politikisht”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Sipas Krasniqit, për shtetin tonë dhe qytetarët e vendit për këtë kohë nuk ka patriotizëm më të madh e më përmbajtjesor sesa prezantimi e mbrojtja e interesit të shtetit në bisedimet (dialogun) me Serbinë, për të arritur një marrëveshje të mirëqenë për kombin dhe arritur liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit