10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krasniqi: Mediet, politikanët e akademikët, të kenë kujdes kur flasin për atë që ndodhi gjatë viteve 1998/99

Rekomandime

Ditëve të fundit, pati shumë reagime në lidhje me shkrimet e historianit kosovar, Frashër Demaj i cili në një botim ndërkombëtar, masakrën e Reçakut e quajti si incident.

- Advertisement -

Një gjë e tillë u konsiderua si “skandal” dhe e papranueshme. Por, sipas Kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, terma të tillë të gabuar, veçmas për atë që ndodhi në Kosovë gjatë viteve 1998/99 shohim dhe dëgjojmë shpesh.

Krasniqi, ka kritikuar mediet, në lidhje me këto “lëshime” apo gabime siç i quan ai, merr edhe një shembull konkret, të një materiali që një medium e shfaqi sonte.

E ai ka një apel edhe për politikanët e akademikët.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

JO PARAMILITARË DHE JO MASAKRA

- Advertisement -

Në mediet tona shpesh po na bije të dëgjojmë terma të gabuar, terma që nuk e shpjegojnë atë që e synojmë ose e dëshirojmë dhe më se paku e mbulojnë atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve 1998/99. P.sh., sot në mediet tona e lexova se në Sllovi të Lipjanit, “dëshmitarët kanë deklaruar se në vitin 1999, bashkëfshatarët serbë në fshatin Sllovi të veshur në uniforma paramilitare kanë vrarë rreth 45 persona dhe kanë djegur shtëpi”. Madje shpeshherë tjera flasim për masakra, si p.sh., Masakra e Reçakut etj. Dëshmitarët edhe mund të thonë atë që e kanë thënë, por interpretimi i tyre në mediet tona, duhet të bëhet ashtu siç ka qenë dhe siç duhet. Tani edhe mos të habitemi, kur në librat e hartuara nga “Akademikët” të hasim terma siç ishte ai për krimin e gjenocidit të kryer në Reçak më 15 janar 1999, “incident”?! Për nivelet e tilla intelektuale, nuk duhet të habitemi edhe nëse të gjitha luftërat, nga ajo e Shqipërisë se Toplicës të quheshin incidente. Është koha e fundit, që të gjitha luftërat e Serbisë nga ajo e vitit 1876/78 e deri të lufta e fundit 1998/99, që kishin për qellim zhdukjen e tërësishme apo të pjese te shqiptarëve nga trojet stërgjyshore.

Vrasjet në Sllovi e kudo në Kosovë në të gjitha kohërat dhe në luftën e fundit i kanë bërë qeveritë e Serbisë dhe kryekreje policia dhe ushtria serbe. Pa Politikat e Programuara te qeverive serbe nga “Naçertanija” e deri te Memorandumi i ASHAS-së dhe Plani “Patkoi”, asnjë formacion banditesh, kurrë nuk do të mund të ushtronte politika të krimit e të gjenocidit, pa qenë pjesë e pandarë e policisë dhe e ushtrisë serbe. Fajësimi i paramilitarëve me vrasjet e masakrat do të thotë, ç’fajësim i Shtetit të Serbisë nga politikat e krimit e të gjenocidit të kryera mbi shqiptarët për gati dy shekuj.

Konventa e OKB-së e vitit 1948 e miratuar më 12 janar 1951 e ka përcaktuar se çka është gjenocidi. Konventa, Neni II i saj i ka pesë pika dhe secila prej tyre që është kryer me qëllim të zhdukjes plotësisht a pjesërisht ndaj një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar, është vepër e gjenocidit. Për këtë më mirë po ia lemë që të flet vet Neni II i Konventës për Gjenocidin, i cili thotë:

“Neni II: Konventa përcakton veprimet të cilat përbëjnë krimin e gjenocidit. Sipas saj, (neni 2) gjenocid konsiderohet cilido nga veprimet e mëposhtme, i kryer me qëllim që të zhduket plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar. Këtu bën pjesë: (a) vrasja e anëtarëve të grupit;
(b) lëndimi i rëndë fizik ose mental i anëtarëve të grupit;
(c) vënia e grupit qëllimisht në aso kushte të jetës që duhet të sjellin zhdukjen e plotë fizike ose të pjesshme të tij;
(d) ndërmarrja e masave drejtuar në pengimin e lindjeve brenda grupit; dhe
(e) transferimi i dhunshëm i fëmijëve nga një grup në tjetrin”.

Te gjitha këto forma të krimit, shteti i Serbisë që nga lindja e tij e krejt deri në vitin 1998/99 i ka kryer në Kosovë, Maqedoni Perëndimore, në Shqipërinë e Toplicës, në Mal të Zi e Sanxhak e deri në Shqipëri, me qellim që mos të lente farë shqiptare e as shtet shqiptar. Këtë na e konfirmojnë shumë Plane e Programe te Serbisë nder vite.

Prandaj mediet tona, politika jonë e sidomos Akademiket tanë, duhet të jenë të kujdesshëm si në të folur ashtu dhe në të shkruar për këto çështje. Deri tash kemi qenë shpesh të pa kujdesshëm. Koha është që ta ndryshojmë qasjen tonë. Madje dikush edhe duhet të jep përgjegjësi për gabimet e bëra. Politikanet dhe Akademiket tanë nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë politike, kombëtare, morale e profesionale. Këta të fundit duhet të kanë moral të lartë për t’i parë gabimet e tyre?!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit