9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Krasniqi për LDK’në: Kur ju duhen votat piskatin Lugova, Lugova, kur nuk ju duhet heshtin si peshqit

Rekomandime

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka pyetur se pse askush nga krerët e LDK’së nuk ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar së fundmi nga akademik, Rexhep Qosja ku Ibrahim Rugovën e kishte krahasuar me Peter Handke.

- Advertisement -

Krasniqi thotë se emri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova po përdoret vetëm në kohë fushate, por kur duhet ta mbrojnë heshtin si peshqit.

Postimi i plotë nga Krasniqi:

Nuk e di a pati ndonjë reagim të LDK-së dhe të krerëve të saj, (kryetar e mandatar, etc) lidhur me etiketimin e rëndë, që iu bë Ibrahim Rugovës. Ka qëlluar vikend e në vikend njerëzit e mëdhenj përtojnë të mendojnë. Kur u duhet emri i Rugovës për vota, piskatin si të lajthitur “Lugova, Lugova!”, kur duhet ta mbrojnë nga njollosjet, heshtin si peshqit. Devre dynja!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit