1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Krasniqi thumbon Kurtin: Para një viti thoshte se i mposhtë të gjithë, s’e fitoi asnjë komunë në raundin e parë

Rekomandime

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 14 nëntorit tha se të gjitha partitë u bënë bashkë për ta mposhtur Vetëvendosjen.

Krasniqi në Rubikon e cilësoi këtë deklaratë të Kurtit si të paqëndrueshme.

- Advertisement -

Kryeministri është mirë të fokusohet tek defektet e brendshme, të cilat besoj se i ka, e shpresoj që edhe ai i evidenton, e i kupton dhe një prej tyre duhet të jetë arroganca e pushtetit e cila për këta nëntë muaj ka qenë shenjë dalluese e tyre”.

“Sa i përket bashkimit, mendoj se është një arsyetim i paqëndrueshëm edhe në kuptimin faktik, për shembull partitë opozitare jemi edhe ne, edhe Lidhja Demokratike edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Por, me AAK-në këta kanë pasur koalicione formale në disa komuna dhe në disa prej tyre kanë fituar, për shembull në Kamenicë, ndërsa koalicione të pashpallura besoj se kanë pasur edhe në vende të tjera”.

“LDK dhe Vetëvendosje kanë pasur koalicion në Dragash, pra nuk qëndron fakti që kanë qenë të gjitha partitë bashkë.”

- Advertisement -

“Nuk kemi pasur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Në Vushtrri i kemi ftuar ata, dega jonë në fakt ata nuk janë përgjigjur. Por, unë besoj fuqishëm që ne e kemi pasur mbështetjen e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në raundin e dytë sepse besoj që kanë zgjedhur t’i udhëheqë një kryetar si Ferit Idrizi për të kaluar nga periudha katër vjeçare e stagnimit në Vushtrri” tha Krasniqi.

Krasniqi tutje tha se Lëvizja Vetëvendosje ishte partia e vetme shqiptare që nuk e fitoi asnjë komunë në raundin e parë.

- Advertisement -

“Pra kjo (deklarata e Kurtit) nuk është e vërtetë, por edhe sikur të ishte nuk ka kaluar as një vit që kur Kurti thoshte bëhuni të gjithë bashkë e dilni kundër neve, se ne jemi fuqi që ju mundim të gjithëve, ose si është e mundur që ata as në raundin e parë nuk e fituan asnjë komunë, janë e vetmja parti politike shqiptare që nuk e ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, ndërsa ne të gjithë garonim secili për vete”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit