-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kremlini kërkon që Ukraina ta njohë Krimenë si pjesë ruse

Rekomandime

Rusia ka thënë se mund të ndalojë operacionet në “çdo moment” nëse Ukraina përmbush kushtet ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, thotë se Ukraina duhet ta njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

- Advertisement -

Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok (si NATO, për shembull).

Ai shton se Rusia do të përfundojë “çmilitarizimin” e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse “do të ndalen në një moment”.

Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk po kërkon të bëjë pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit