-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kreu i ri i kishës serbe: Kosova themel i ekzistencës sonë, interes vital i yni mbrojtja e saj

Rekomandime

Kreu i ri i Kishës Ortodokse të Serbisë, Patriarku Porfirije, foli pas zgjedhjes së tij nga këshilli i kishës dhe shpalosi qëndrimin se ‘Kosova e Metohija’ është çështje e identitetit serb. Në rast se e humbim atë themel të ekzistimit, nuk jam i sigurt se populli ynë ka të ardhme, sipas tij. Është interes vital i kishës të mbrojë Kosovën’ tha Porfirije.

- Advertisement -

Nuk përbën ndonjë dallim qëndrimi i patriarkut të ri serb dikur mitropolit i Zagrebit e Lubjanës që e tha këtë pasi u zgjodh të enjten në Beograd si kreu i ri i kishës.

Sipas tij ky qëndrim “nuk nënkupton armiqësi ndaj askujt” por Kosova është ajo që i jep kuptim të shkuarës pa të cilën nuk ka ardhmëri sipas tij.

“Kosova është më shumë se mit. Miti është çështje imagjinate, e Kosova për Kishën është betim, çështje identiteti/ Kosova nuk është çështje teorike, as gjeografia. Është interes vital i kishës të mbrohet Kosova dhe ndërtimi i tempullit të Shën Savës” tha Porfirije.

- Advertisement -

Ai dha po ashtu mesazh politikës serbe se çfarë pret prej tyre duke lëshuar edhe ca kritika.

“Lutemi që liderët tanë politik të jenë të aftë të gjejnë zgjidhje e cila do të zbriste pakënaqësinë e dy palëve në minimum. Nyja kosovare me dekada është shtrënguar nga ata të shumtë për të cilët Kosova nuk ishte ‘fjala më e çmuar serbe’ e ja lanë dikujt tjetër ta zgjidhë”.

- Advertisement -

I pyetur se çfarë mendon për zhvendosjen e Patriarkanës nga Beogradi në Kosovë, patriarku i ri tha se nuk sheh që diçka thelbësore nuk do të ndryshonte me zhvendosjen në Pejë.

“Kjo nismë është sipërfaqësore dhe lojë politike. Patriarkana e Pejës është qendër e vjetër e Kishës Ortodokse Serbe dhe titulli i arkipeshkvit të Pejës edhe sot zbukuron patriarkun”.

Porfirije kishte mbrojtur më parë Patriarkun Irinej pas kritikave që kishte pranuar ai se ishte konservator dhe i nënshtruar i Rusisë, që tani si patriark do të jetë i mirëpritur nga Moska pasi kisha serbe njihet si zëdhënëse e përkrahëse e ambicieve ruse.

“Rusia për ne është një anije e madhe, siç thoshte patriarku i ndjerë. Na lidh kisha jonë ortodokse. Ne kemi pikëpamjen e njëjtë për botën, jo vetëm me rusët, por me të gjithë popujt besimtar ortodoks” kishte thënë jo shumë kohë më parë Porfirije.

Porfirije konsiderohet më i afërt me pushtetin serb po ashtu nga njohësit e rrethanave të kishës serbe, dhe nga dy blloqet që ishin ndarë para zgjedhjes, ky i Porfirijes ishte më i mbështeturi nga mediat e afërta me qeverinë serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit