8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krijesa më e shpejtë në planet fotografohet në Prishtinë

Rekomandime

U fotografua sot nga Arian Mavriqi Skifteri Peregrine (Falco peregrinus), i njohur ndryshe dhe me emrin Peregrine, është skifteri më i shpejtë në planet.

Është i njohur për shpejtësinë, arrinë mbi 320 km/orë, duke e bërë atë shpendin më të shpejtë në botë dhe anëtarin më të shpejtë të mbretërisë së kafshëve.

- Advertisement -

Sot ky skifter është fotografuar në Prishtinë afër Termokosit nga fotografi i njohur, Arian Mavriqi.

Këtë fotografi e publikoi në Facebook dhe dha disa informacione rreth këtij skifteri.

Ky është skyfteri ma i shpejtë në planet ” Falco peregrinus” i fotografuar sot në Prishtinë, afër termokosit. Gjat sulmit ky skyfter arrinë shpejtësinë nga 320 deri në 380 kmh!”, shkroi ai.

- Advertisement -

Mavriqi bëri të ditur se ky skifter ushqehet me pëllumba të egër dhe folenizon larg qytetit zakonisht. Mund të gjendet pothuajse kudo në tokë, përveç rajoneve polare, maleve shumë të larta dhe pyjeve të shiut./21Media

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit