Monedhat virtuale kanë zënë vend të madh në tregun botëror ku miliona njerëz investojnë në to.
Edhe Kosova është bërë pjesë e kriptovaltuave me “Kosovacoin” që është krijuar së fundmi.
Shefi ekzekutiv i “Kosovacoin”, Artit Muhaxhiri, në një intervistë ka folur rreth procesit të krijimit të kësaj monedhe virtuale dhe investitorëve në të.
“Krijimi i “KosovaCoin” ka nisur gjatë kohës sa isha duke përcjell kriptovalutat tjera dhe pashë se kishte shqiptarë të interesuar në to – atëherë më lindi ideja që të krijoj një kriptovalutë shqiptare ku investitorët e parë do të ishin shqiptarë. Në këtë mënyrë ata do të fitonin më së shumti dhe gjithashtu emri i Kosovës do të njihej anë e mbanë botës e edhe në botën e kriptovalutave”.
“Krijimi mori dy muaj kohë deri në finalizimin e gjithë projektit ndërsa procesi i krijimit ka qenë mjaftë i komplikuar pasi kohë merr krijimi i kodeve”.
Muhaxhiri bën të ditur se deri tani mbi 50 persona kanë investuar në “KosovaCoin” teksa vlera e tregut ka arritur në 12 mijë e 203 dollarë.
“Deri tani kanë investuar rreth 55 persona. Vlera e një “KosovaCoin” është $0.0000000000127136 teksa vlera e marketit është 12 mijë e 203 dollarë”, tha Muhaxhiri.