24.4 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Krimi i pandëshkuar: 6 fakte tronditëse rreth masakrës në Abrinë e Epërme

Rekomandime

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq (nga mosha 6 muajshe e deri në 94 vjeç), shkruan Gazeta Metro.

Dita e 26 shtatorit 1998 ishte ditë me shi e mjegull jo aq të dendur. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth këtij krimi të pandëshkaur akoma:

- Advertisement -

1. Të gjithë ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.

2. Luljetë Deliu, që kishte dy muaj shtatzënë, barkun e kishte të prerë plotësisht. Pajazit Deliu është gjetur me fyt të prerë dhe një pjesë të trurit të nxjerrë jashtë dhe të vendosur pranë tij.

3. Në mesin e shumë banorëve ishte edhe një foshnje gjashtëjavëshe, Diturie Imer Deliu, e cila u gjet e gjallë, por fatkqeësisht vajza që i mbijetoi masakrës, vdiq më 19 nëntor ’98, si pasojë e kushteve të rënda.

- Advertisement -

4. Ndërsa, më 4 tetor, pak më larg vendit të masakrës, u gjetën dy viktima të masakruara të kësaj familjeje: Antigona Hysen Deliu (14) dhe Mihane Hysen Deliu (16), të cilat para se të masakroheshin ishin dhunuar.

5. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.

- Advertisement -

Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi.

Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.

6. Këta janë emrat e të masaktuarve nga forca e egra serbe:

1. Fazli Deliu (1904)

2. Ali Deliu (1930)

3. Pajazit Deliu (1929)

4. Hava Deliu-Elshani (1936)

5. Hamide Deliu (1938)

6. Habib Deliu (1944)

7. Hysen Deliu (1946)

8. Zeçir Deliu (1954)

9. Hajriz Deliu (1964)

10. Adem Deliu (1965)

11. Lumnije Deliu (1969)

12. Mihane Deliu (1943)

13. Zahide Deliu (1971)

14. Luljeta Deliu (1971)
15. Mihane Deliu (1982)

16. Antigona Deliu (1984)

17. Gentiana Deliu (1990)

18. Donijeta Deliu (1991)

19. Jeton Deliu (1988)

20. Mendohije Deliu (1993)

21. Valmir Deliu (1993)

22. Diturije Deliu (1998),

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit