10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krizë për vaksina, Kosova nuk pranon vaksinat ruse dhe kineze

Rekomandime

Kosova nuk do të pranojë vaksina të dyshimta megjithëse është vendi i vetëm në Evropë që nuk e ka vaksinën anti-Covid.

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk kanë hyrë në lojëra politike për të sjellë vaksina nga vendet e lindjes. Edhe ekspertët e sigurisë bëjnë thirrje që vaksina të tilla të mos pranohen.

Duke aluduar për vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze, Hoti tha sot se do të pranojnë vetëm vaksina të certifikuara, për të cilat shtoi se do të vijnë për disa javë.

“Edhe për vaksinën jemi kritikuar, por ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardeve të BE-së. Nuk kemi hyrë në lojëra për të sjellë vaksina nga vendet e lindjes, të cilat vaksina nuk janë të certifikuara. Ata që lëshojnë dezinformata, që kritikojnë pa nevojë, nuk e thonë të vërtetën se kah kanë ardhur disa qindra vaksina në vendet e rajonit me origjinë të dyshimtë”, tha ai.

- Advertisement -

Ditë më parë, edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte deklaruar se Kosova nuk do të marrë asnjëherë vaksinën ruse.

Ai ka thënë se vaksina nuk do marrin as nga Serbia dhe as nga Rusia, përkundër presionit që po bëhet.

- Advertisement -

“Ata që e kanë pasur për detyrë të na furnizojnë me vaksina shkurtin e bartën në mars, andaj më e rëndësishme tani se vaksina është parandalimi i përhapjes së virusit. Duhet t’i respektojmë rregullat COVID, ta respektojmë vetë… Jemi të vetëdijshëm edhe për presionin e qytetarëve të vendit tonë për vaksinim edhe nga shtetet tjera, sidomos të qytetarëve serbë, por ne e kemi bërë të qartë dhe e kemi theksuar dhe ka qenë dhe mbetet zotim i yni se nuk do të marrim vaksina nga shteti i Serbisë, as nga Rusia, pavarësisht presionit që bëhet nga vendet tjera të rajonit”, ka thënë ai.

Edhe njohës të çështjeve të sigurisë bëjnë thirrje që vaksina ruse të mos pranohet në asnjë mënyrë nga institucionet e Kosovës.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi tha se është mirë që Kosova nuk ka pranuar vaksinën ruse.

Helmimet dhe metodat e tjera të shërbimeve sekrete ruse, sipas Ibishit, janë fakte të mjaftueshme për të mos i besuar kësaj vaksine.

“Edhe Shqipëria është deklaruar, kryeministri Rama për atë. Ata kanë ofruar edhe falas këtë vaksinë për një kontingjent, ai ka refuzuar me këmbëngulje që të mos ta pranojë këtë, pasi që këto nuk janë të certifikuara nga… Organizata Shëndetësore e BE-së, kështu që ne jemi të vëmendshëm, sidomos për një vend si Rusia që nuk është në standardet evropiane të vaksinës… Fare nuk iu besohet në kuptimin e asaj, në vend të vaksinës mund të këmbejnë ndonjë medikament tjetër, i cili mund të prodhojë efekte tjera për qytetarët”, tha Ibishi.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu kujton për KosovaPress, se Kosova në të shkuarën ka pasur përvoja të hidhura me barnat e vendeve jomike.

Sipas tij, Kosova nuk duhet në asnjë mënyrë të pranojë vaksinat nga Rusia

“Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet t’i pranoj këto vaksina nga Rusia, që vijnë nga Rusia dhe Kina. Në fakt, ato mund t’i ofrojnë edhe falas, vetëm të hyjnë në një listë të përdorimit të vaksinës ‘Sputnik’. Nuk duhet t’i marrim në asnjë mënyrë sepse Kosova… ka një histori të hidhur me barna dhe me vaksina që vijnë nga Serbia dhe Rusia”, thotë ai.

Duke kujtuar helmimet masive të nxënësve në Kosovë nga Serbia, ai tha se me të tilla substanca kimike edhe kjo vaksinë rrezikon efekte të mëdha anësore.

Sipas tij, Sputnik V nuk duhet të plasohet në asnjë vend të Evropës.

“Pasi që ‘Sputnik’, kjo vaksinë misterioze e Rusisë ende nuk është ekzaminuar shkencërisht, unë e mbështes mendimin tim se kjo vaksinë nuk duhet asesi të pranohet nga Evropa sepse nuk dihet se çfarë shkence ka në të, kur dihet që në treg të zi janë plasuar shumë vaksina të tjera që nuk kanë kurrfarë efekti, por kanë efekt të kundërt. Kjo vaksinë nuk duhet të plasohet në Evropë sepse mund të ketë kushedi çfarë efekti anësor, që mund të plasohet përmes saj në popull apo në vendet evropiane ku do të plasohet. E shembull e mora dhe Kosovën kur është aplikuar helmimi masiv me nxënës”, shton ai.

Ndërkohë që disa shtete të BE-së, kanë miratuar këtë vaksinë, thirrje për mos ta pranuar me vendim kombëtar vaksinën ruse ka bërë edhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Eksperti i sigurisë Aglim Musliu thotë se Evropa është vonuar për të bërë thirrjen e duhur për përmbajtjen ndaj vaksinës ruse, pasi që pasojat që mund t’iu shfaqen qytetarëve të tyre mund të jenë më të rënda sesa mosvaksinimi.

Sipas tij, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Rusia sa herë ka dalë me opsione të kundërta me Perëndimin, gjithmonë ka dështuar, prandaj shprehet i bindur se Kosova kurrë nuk do ta provojë nga dikush ilaçin, helmin e të cilit e vuan edhe sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit