1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri Kurti: Fusnota është trashëgimi e qeverisjes së mëhershme

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pakënaqësinë në referimin e Kosovës me fusnotë edhe në raportin “Promovimi i demokracisë lokale”, që u publikua sot nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës.

Ai tha se përdorimin e fusnotës për Kosovën e kanë bezdi në forumet ndërkombëtare, pasi nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Në forume ndërkombëtare e kemi bezdi fusnotën e cila është trashëgimi e qeverisjes së mëhershme. Fusnota nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, po as marrëveshjen e Brukselit. Në raport është përdorur fusnota sa herë është përdorur termi Kosova. Ky keqinterpretim dhe keqcitim duhet përmirësuar”, tha Kurti, transmeton kp.

Duke folur për demokracinë lokale, kreu qeveritar tha se komunat gëzojnë nivel të lartë te kompetencave vetanake dhe qeverisjes së mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit