1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryeministri Kurti nga Kroacia: Ne varemi shumë nga mërgata, tragjedi e rëndë për ne

Rekomandime

Pas arritjes në Kroaci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi sot atje.

- Advertisement -

Ai ka thënë se kjo ditë është ditë e rëndë për mbarë popullin tonë, si dhe ju ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre.

“Së pari dua që të ju shpreh ngushëllime tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre dhjetë udhëtareve që vdiqën sot në këtë aksident. Po ashtu ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe të gjithë atyre që janë lënduar rëndë dhe lehët. Kjo është një ditë shumë e rëndë me dhembje dhe pikëllim për mbarë popullin tonë”, ka thënë ai.

Tutje Kurti ka falënderuar kryeministrin kroat për bashkëpunimin dhe reagimin e shpejtë që kanë bërë për të ju ndihmuar të lënduarve nga ky aksident.

- Advertisement -

“Me këtë rast dua ta falënderoj kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm për ndihmën e shpejtë për reagimin urgjent dhe për tretmanin e pacientëve këtu në spital dhe ndaj udhëtarëve të tjerë që janë në duar të sigurta të mjëkeve dhe psikologëve këtu”, ka shtuar Kurti.

Ai ka njoftuar se ka vizituar të lënduarit që gjenden në spital, ku ju ka thënë atyre se gjenden në duar të sigurta.

- Advertisement -

“Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spitalit përfshirë është ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe falënderoj menaxhmentin e spitalit dhe mjekët për kujdesin e treguar. Këtu jam bashkë me tre ministrat të qeverisë tonë, ministren e Punëve të Jashtme ,ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin e Shëndetësisë, si dhe shefin kabinetit të presidentes, për të qenë pranë këtyre udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi”, shtoi Kurti.

Kryeministri ka përmendur edhe faktin që ekonomia e Kosovës mbështetet nga ardhja e mërgimtarëve në atdhe.

“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje. Shteti dhe mirëqenia jonë, ajo çfarë e kemi, varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne”, ka pohuar ai.

Kurti ka treguar se në Kosovë nesër është shpallur ditë zie për të nderuar viktimat.

Në këtë tragjedi vdiqën 10 kosovarë duke udhëtuar nga Gjermania për Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit