4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kryeparlamentari Konjufca vazhdon punën, thërret mbledhjen e parë të kryesisë

Rekomandime

Glauk Konjufca, megjithatë po vazhdon punën në krye të Kuvendit, ndonëse së fundmi është personazhi kryesor i mesazheve që LDK e Vetëvendosje po shkëmbejnë në përpjekje të formimit të koalicionit qeveritar.

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII, përcjell Gazeta Express.

Rendi i ditës në këtë mbledhje do të jetë shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP.

Gjithashtu do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

- Advertisement -

Konjufca ka nisur punën, derisa partia e tij është në negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë.

Megjithatë në ofertën e fundit, LDK’ja i ka kërkuar VV’së shkarkimin e Konjufcës dhe dhënien e postit të kryeparlamentarit për partinë e Isa Mustafës.

- Advertisement -

Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit më 26 dhjetor me 75 vota pro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit