1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeshefi izraelit: “E dimë se Kosova është Jerusalemi juaj – ju jeni më të afërt për ne në Ballkan”

Rekomandime

Kryeshefi i Minsitrisës së Jashtme për Ballkan në Izrael Dan Orian ka thënë se pranimi i Kosovës mund të sjell dëme afatshkurtra në raportet me Beogradin.

- Advertisement -

“Nuk ka dyshim se Serbia është larg të qenit e lumtur. Kosova si thonë ata është ‘Jerusalemi i tyre’. Por ata kanë shumë miq që kanë pranuar Kosovën, si Franca, Gjermania etj tash edhe Izraeli. Ca kohë do jetë rëndë sepse Serbinë e kemi të afërt” tha Orian.

Ai shprehu bindjen se Kosova dhe Serbia do përmbushin obligimet nga marrëveshja e Uashingtonit, duke menduar në hapjen e ambasadës në Jerusalem.

“Aleati ynë më i afërt është Serbia, por kemi raporte të mira edhe me Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe Malin e Zi” tha ai.

- Advertisement -

Kryeshefi i Minsitrisës së Jashtme për Ballkan në Izrael Dan Orian ka thënë se pranimi i Kosovës mund të sjell dëme afatshkurtra në raportet me Beogradin, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Nuk ka dyshim se Serbia është larg të qenit e lumtur. Kosova si thonë ata është ‘Jerusalemi i tyre’. Por ata kanë shumë miq që kanë pranuar Kosovën, si Franca, Gjermania etj tash edhe Izraeli. Ca kohë do jetë rëndë sepse Serbinë e kemi të afërt” tha Orian.

- Advertisement -

Ai shprehu bindjen se Kosova dhe Serbia do përmbushin obligimet nga marrëveshja e Uashingtonit, duke menduar në hapjen e ambasadës në Jerusalem.

“Aleati ynë më i afërt është Serbia, por kemi raporte të mira edhe me Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe Malin e Zi” tha ai.

Njohjen e Kosovës nga Izraeli e konsideron arritje të madhe , Faruk Ajeti bashkëpunëtor i Institutit austriak pasi është njohja e parë pas dy viteve, këtë mendim e ndan edhe ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Delavi.

Jonatan Friman, ekspert për raporte ndërkombëtare në Universitetin hebre në Jerusalem mendon se Izraeli ka dobi të madhe pas lidhjeve të reja me Kosovën edhe Ballkanin dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik , në energji dhe infrastrukturë.

Ish-ambasadori në Poloni dhe Ukrainë dhe eksperti Jan Pieklo konsideron se Kosova dhe Ballkani nuk janë prioritet për Izraelin .

Me këtë pajtohet edhe Ostin Doler (Austin Doehler), që mendon se vendet e Ballkanit nuk ka dobi nga raporti me Izraelin dhe këto raporte mund të i bëjnë dëm anëtarësimit në BE.

Duke ilustruar këtë me faktin se BE ishte kundër aneksimit të pjesë perëndimore të ishullit nga Izraeli.

Sipas Doler, afrimi i Izraelin me Kosovën sinjalizon përkushtimin amerikan, ndërsa raportet e reja mes Kosovës edhe Izraelit janë pjesë e përzierjes amerikane në dialogun mes Kosovës edhe Serbisë..

Lidhur me raportet e Izraelit me disa nga vendet e Ballkanit janë të bazuara edhe me shpëtimin e tyre gjatë Hollokaustit, gjë që e kanë bërë shqiptarët edhe serbët ka thënë Friman.

“Izraeli me vjet ka shqyrtuar njohjen e Kosovës, por ishte elementi serb që ka kërkuar mos të merret një hap i njohjes” tha ambasadori Orian, duke vlerësuar se Izraeli në fund mori një ‘pako’ që ofruan ShBA, ndërsa edhe Serbia edhe Kosova premtuan hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Prioritet kryesor i Natanjahut është hapja e ambasadës në Jerusalem dhe njohja si kryeqytet të Izraelit.

Tash për tash ambasadat e veta në Jerusalem i kanë ShBA, Guatemala,ndërsa Malavi dhe Hondurasi kanë premtuar bartjen nga Tel Aviv në Jerusalem.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit