5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kryesia e Kuvendit mblidhet në ora 14:30, pritet caktimi i seancës për presidentin

Rekomandime

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 14:30.

Takimi do të mbahet me shefat e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit.

- Advertisement -

Lajmin për T7 e ka konfirmuar Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza.

“Po, kemi marrë ftesë pa rend dite për ora 14 e 30”, ka thënë Hamza.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe mundësia e caktimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.

- Advertisement -

Pas presionit publik, kryeministri Albin Kurti është tërhequr nga plotësim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje.

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, përgjatë një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kandidates për president Vjosa Osmani, kanë vendosur të tërhiqen nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

- Advertisement -

Tutje, thuhet edhe se nuk do bëhet më veprimet pa u konsultuar me opozitën sa i përket ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit