24.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Një ‘Selakovic’ prej diplomati serb: Eurodeputetja Viola von Cramon ka probleme mendore, thotë që Kosova është shtet

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakovic, po i prin garës se kush do të jetë më i pafytyrë nga zyrtarët serbë me ofendimet ndaj Viola Von Cramon për qëndrimin e saj se pavarësia e Kosovës është çështje e kryer, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Viola von Cramon që është eurodeputete edhe raportuese e PE për Kosovën dhe i gjithë institucioni i Parlamentit Europian është bërë cak i pushtetit serb që e ka zgjedhur ata me kalkulimin se është shënjestër e lehtë, që është konsideruar vlerësim i gabuar ky edhe në qarqet serbe. Eurodeputetja Von Cramon vjen nga krahu i të gjelbërve në Gjermani, që pritet të jenë në qeveri pas pensionimit të Merkel.

Kjo nisi kur Parlamenti Europian e publikoi raportin vjetor për Serbinë ku kishte dalë në përfundim se në Serbi ka kthim prapa në demokraci. Parlamenti Europian, po ashtu ndërmjetëson mes pozitës dhe opozitës serbe për kthim në kuvendin serb.

“Një kohë dukej se parlamentarja europiane Viola von Cramon ka obsesion që emri i saj të vendoset ndonjë rruge apo sheshi në Prishtinë, por pasi nisi t’i mbajë leksion shteteve në lindje, jug e tani edhe në perëndim të Europës, është e qartë se tani ajo dëshiron të jetë një Cezar, Napoleon apo së paku një Bizmark “ ka thënë Selakovic, në njoftimin e partisë së Vucic.

- Advertisement -

Selakovic vazhdoi më tej me fyerje ndaj saj kur e vlerësoi atë ”një figurë pa asnjë peshë politike dhe legjitimitet skajshmërisht të dyshimtë nis dhe shteteve si Spanja ju jep udhëzime se duhet të pranojnë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës, kjo më nuk është më vetëm problem politik, por, kam frikë se është problem shëndetësor”. Ai vazhdoi e shtoi se askush nuk i jep pesë në Europë pare se çfarë thotë Von Cramon, e jam i sigurt se shumë prej tyre turpërohen nga mënyra sesi kryen punën e saj”.

Von Cramon më herët kishte shfrytëzuar rastin e ndeshjes së kombëtareve të Spanjës e Kosovës t’i bënte thirrje që të njihej Kosova nga ky shtet. Nuk kishte asgjë ‘imperialiste’ në kërkesën e saj që akuzohej nga shefi i diplomacisë serbe që ja kapërcen me takt edhe të kaluarit diplomat serb, Ivica Dacic.

- Advertisement -

“Ju lus që përfundimisht të pranoni Kosovën. Nuk bëhet fjalë vetëm për futboll, por është një pikënisje e përsosur” kishte porositur Von Cramon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit