3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kryetari i Kukësit mohon ndihmën: Kur erdhën forcat e Kosovës, zjarri ishte i neutralizuar

Rekomandime

Ditën e sotme situata në Kalimash, Kukës është më e qetë ndërkohë që ende vazhdohet puna për fikjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici në një lidhje live për News24 thotë se zjarri mbi tunelin e Kalimashit ishte neutralizuar kur kishin arritur forcat ushtarake dhe zjarrfikësit nga Kosova.

- Advertisement -

Gjici thotë se zjarri ditën e djeshme mbi tunelin e Kalimashit u izolua rreth orës 11 të natës teksa tashmë kanë mbetur vetëm disa trungje që nxjerrin tym.

Ai thotë se në 3 vatrat e tjera në Kukës duhet helikopter pasi për shkak të terrenit të thyer nga toka nuk mund të ndërhyhet.

Deklarata e Safet Gjicit:

- Advertisement -

Nuk ka më rrezikshmëri. Që nga ora 2 e ditës së djeshme deri në orënt e para të mëngjesit, zjarrfikëset e Shqipërisë, Kukësit, ambulancën e aeroportit, zjarrfikëset e aeroportit, 4 zjarrfikëse po bënin një operacion, kanë ndërhyrë, dhe shuan zjarrin. Asnjë sekondë nuk u ndërpre Rruga e Kombit falë zjarrfikëseve.

Zjarri erdhi shumë shpejt prej erërave të forta, deri mbi tunel, natyrisht që pra të ndalonim dhe izolonim zjarrin nga ora 11 e natës dhe pastaj të shuanim dhe sot që po flasim nuk ka më, thjesht janë disa trungje që nxjerrin tym.

- Advertisement -

Patjetër, erdhën në ndihmë vëllezërit tanë të Kosovës, por kur erdhën ishte neutralizuar zjarri. I falenderojmë shumë për ndihmën. Ka nisur një farë operacioni, por forcat tokëse në malin e Rrunës, vatra të tjera që forcat tokësore as tonat as të Kosovës nuk kanë si të ndërhyjnë. Falë helikopterit po bëhet fikja.

Dmth vetëm ndërhyrja nga ajri në këto 3 vatra bën punë, nga toka është e pamundur. Ato janë aty po. Dua të falenderoj FSK dhe zjarrfikëset e Kosovës, por nuk ndërhyjnë dot. Terren shumë i thyer, vetëm helikopteri i shuan, ai po punon në Malin e Rrunës dhe dy vatrat e tjera.

PYETJA: A duhet qeveria të ketë një plan pune apo tjetër plan strategjik për të përmirësuar zjarrfikëset?

GJICI: Patjetër, sa më shumë zjarrfikëse të kemi, se ne kemi territor shumë të vështirë, patjetër që ka nevojë për ndërhyrje, përmirësime. Ne arritëm me një organizim, falë mbështetjes së banorëve, gjithë banorët kanë qenë në mbështetje. Por edhe zjarrfikëset e aeroportit, DMR, janë të përgatitura për fikjen e zjarreve po ashtu dhe ato të Bashkisë së Kukësit. Dua ti falenderoj se 24 orë në 24 prej 5 ditësh rrinë në terrotirn, se zjarret janë në terrene shumë të vështira pasi vetëm me çanta shpine mund të shkohet.

PYETJA: A ka përgjegjës për këto zjarre, janë vendosur para përgjegjësisë?

GJICI: Eshtë një dorë krlminaIe do thoja se janë djegur mijëra hektarë pyje, por organet ligjzbatuese po bëjnë hetime dhe të dyshuarit do dalin para drejtësisë. Nuk kemi emra konkretë, por ekspertët e zjarrfikëses po punojnë me organet për të kapur personat përgjegjës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit