-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kryetari i Obliqit kujton fjalët e Agim Ramadanit: “Xhafë, shih çfarë natyre ka Kosova, ja vlen të vdiset për një pikë ujë Kosove”!

Rekomandime

Në 21 vjetorin e rënies së heroit kombit Agim Ramadani, Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, njeheritë bashkëluftetari i Komandantit Katana e përkujton me emocion mikun e tij Agim Ramadanin.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i Gashit:

“Heroi im,

Sot shënohet 21 vjetori i rënies sate në altarin e lirisë, sot e 21 vite ju rate për të mos vdekur kurrë.

- Advertisement -

Si çdo përvjetor malli dhe dhimbja për ty shtohet, ishe dhe do mbetesh vëllau dhe njeriu më i veçantë për mua,

Pak vite na ndanin në moshë, por na bashkonin aq ideale, si dy mërgimtarë me halle të njejta të detyruar pa dëshirë që të bëjmë një jetë në vend të huaj, të etur për atdhe nuk rreshtëm së vepruari për vendin tonë prej nga ku ishim shkuar.

- Advertisement -

Agim,shumëkush ta kishte zili për punën e madhe që bëje me mërgimtarë e në veçanti antarësimi juaj në akademinë e arteve të Evropës, ta kishin zilinë sepse ishe i kompletuar me të gjitha.

Përveç që të mungonte liria, si poet e piktor me shpirt artisti gjete gjithnjë fjalët më të mira që të na motivoje, epror dhe ushtarak i zgjuar gjithnjë ishe në përkrahje të ushtarit, u bëre komandat i shquar dhe më i suksesshmi në betejat që zhvillove.

Më kujtohet dita kur filloj Epopeja e Lavdishme e Jasharajve; ti the “më s’ka kohë të rrimë në dritare duke shikuar çka po ndodh”, Ne vendosëm shumë shpejtë që të nisemi për atdhe sepse atdheu po na kërkonte, që nga ajo ditë kishim pak momente që na ndanin në detyra të ndryshme.

E kujtoj si tani, kur ishim në bjeshkët e Gjeravicës dhe po i vështronim tokat e Kosovës e kur the: “Xhafë, shih çfarë natyre ka Kosova, ja vlen të vdiset për një pikë ujë Kosove”! Kujtoj edhe kur the se edhe nëse një ushtar do mbetet do ketë obligim të formojë ushtrinë e të vazhdojë edhe më tutje.

Strategjia jote e lartë bëri që të hartohej plani për thyerjen e kufirit njëqindvjeçar shqiptaro-shqiptar, sepse ti e ndjeje atë, e kishe pikturuar edhe në pikturën tënde në vitin 1993, edhe atëhere kur nuk e dije ku është Fushëbeteja e Koshares, por me aq guxim siç edhe emri me të cilin u njohe KATANA e që të përfaqësonte, na prije para gjithherë.

Secili epitet të shkonte, vëlla, por sot Heroi im, më fal që me kaq mall shkruaj sepse sot jam po aty ku u ndamë me ty!

Na the edhe në poezin tënde: “Tani unë jam hi dhe hije nuk kam

Se kam ndërruar jetë askush nuk e di

Më kërkojnë, pyesin ku kam mbetur

Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë

Nuk jam tretur”…,

andaj të ndjejmë përherë por nuk mund të prekim.

Ju fituat heroi im, ju fituat pavdekësinë kurse ne bashkëluftëtarët e tu vetem dhimbjen për ju.

Data 11 dhe muaji Prill, sjellin shumë dhimbje për ne, por krenaria dhe mburrja e mundin dhimbjen.

Heroi im, ti le shumë shokë nga Brigada 138, e te të cilët sot në trupin e tyre të brishtë je shkri e nuk je tretur,

Pusho i qetë vëlla, në dheun e Kosovës, të cilës ja dhe jetën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit