1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Kryqëzohet” rëndë Hashim Thaçi, kjo është arsyeja!

Rekomandime

“Kuptohet se fajtor kryesor për shumë çështje në raport me Serbinë është politika e Kosovës. Në këtë kontekst përgjegjësi kryesor është Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa si dy politikane qe kane udhëhequr Qeverinë e Kosovës. Raportet Kosove-Serbi u ndërtuan në mënyrë jo normale dhe nga kjo gjendjeje Serbia arriti të fiton shumë. Nuk kemi asnjë fitore në raport me Serbinë që nga koha e fillimit të bisedimeve. Dhe, me politikën e njëjtë, përsëri i ka të gjitha prerogativat të fitoi shteti kriminal serb”, thotë për “Kosova Sot Online” thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se dialogu me Serbinë deri në këtë fazë, vazhdimisht ka qenë në dëm të shtetit të Kosovës, duke shkuar aq thellë deri në rrezikimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit, në fazën e drejtimit të bisedimeve në nivel presidentësh, nga Hashim Thaçi she Aleksandër Vuqiq, ku u nxor në tavolinë edhe plani për shkëmbim të territoreve.

- Advertisement -

Prandaj sipas Kelmendit, para qeverisë së re në ardhje, del një detyrë serioze e rishikimit të krejt këtij procesi, dhe ndalimit të trendëve që shkojnë në dëm të shtetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

Muhamet Kelmendi

Kuptohet se fajtor kryesor për shumë çështje në raport me Serbinë është politika e Kosovës.

Në këtë kontekst përgjegjësi kryesor është Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa si dy politikanë që kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës.

- Advertisement -

Raportet Kosovë-Serbi u ndërtuan në mënyrë jo normale dhe nga kjo gjendjeje Serbia arriti të fiton shumë.

Nuk kemi asnjë fitore në raport me Serbinë që nga koha e fillimit të bisedimeve.

- Advertisement -

Dhe, me politikën e njëjtë, përsëri i ka të gjitha prerogativat të fitoi shteti kriminal serb”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kelmendi është i sigurt që lëshimet e bëra në dialog nga Hashim Thaçi, gjithsesi janë çështje e pazareve në favor të tij për Gjykatën Speciale.

Pse ndodhi kjo? A është në pyetje frika nga Gjykata Speciale apo ka fakte tjera nënshtruese, i takon të ardhmes që ta provon dhe prokuroria është dashur të hapi hetime ndaj të dyve këtyre për shumë punë të bëra në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Këtu duhet përmendur Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe , pastaj vjen të Marrëveshjet për Gjykata dhe për Prokurori, deri te formimi i Listës Serbe. Lëshimet e tilla janë të rënda dhe këtu ka përgjegjësi edhe penale”, shton Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Për të pamundësuar marrëveshje tjera në dëm të Kosovës, Kelmendi thotë se Qeveria në ardhje duhet të sillet si shtet serioz, dhe të mos tërhiqet nga taksa e vendosur ndaj Serbisë deri në njohjen e shtetit të Kosovës, sepse vetëm kështu ndërpritet trendi i rrëshqitjeve akoma më të thella në marrëveshje që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit.

Vetëm një mundësi i ka mbetur Kosovës, e ajo është, lërja në fuqi e taksës 100%, si forma për të u ballansuar në raport me Serbinë.

Njohja e shteti të pavarur dhe sovran është bazë kryesore, e kurrsesi reciprociteti, sepse Kosova nuk ka status në raport me BE-në, që e ka shteti serb statusin e vetë të shtetit.

Parimi i reciprocitetit pa njohje të ndërsjellët nuk ka rëndësi dhe nuk ndikon në pozita të barabarta sepse pa njohjen e ndërsjellët nuk e ka fuqinë politike, juridike, diplomatike dhe ekonomike e ushtarake për të imponuar reciprocitetin në kuptimin e plotë të fjalës.

Këtu këto nuk ekzistojnë.

Prandaj kërkohen masa drastike, si taksa, në mënyre që shteti të njihet dhe të fillojnë të zgjidhen çështjet që nuk janë zgjidhur deri më tani, si dëmet materiale e morale, të gjenden të humburit dhe të fillon aplikimi i raporteve reciproke kudo në jetën tonë.

Unë shpresoj dhe dua të besoj që vetëm këtë rrugë do ta merr Qeveria e re, sepse kjo e krijon barazinë ndër shtetërore dhe hape perspektivën në integrimet euroatlantike”, përfundon Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit