2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kujdes kur kaloni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, persona të armatosur po dalin në rrugë

Rekomandime

Policia ka bërë të ditur se në magjistralen Prishtinë – Ferizaj tre të dyshuar kanë vjedhur para dhe një telefon nga një person.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërkaq viktima ka raportuar në polici se të dyshuarit kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.

- Advertisement -

Të dyshuarit kanë vjedhur nga viktima 70 euro dhe një telefon.

Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se 3 (tre) persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë marrë një telefon Samsung si dhe 70 (shtatëdhjetë) € para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashty bëhet e ditur se të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit