Nominimit të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga radhët e LDK’së, i është gëzuar edhe Kujtim Shala, pavarësisht se disa media raportuan se ai mund të jetë kandidat konsensual për kryeministër.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka postuar dy fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet ai bashkë me Osmanin dhe Shalën me mbishkrimin “Me Vjosën#kryeministre”.
Ndryshe, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur sot që ta nominojë Vjosa Osmanin për kryeministre.
- Advertisement -
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në konferencën për media, pas mbledhjes, tha se mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, është vendosur për këtë të fundit.