10.8 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Kujtim Shala: LDK hyn për t’i fituar zgjedhjet

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se një parti e madhe si LDK-ja gjithmonë hyn në garë për të fituar vendin e parë.

- Advertisement -

Po ashtu, me bindje ka thënë se LDK-ja do të merr shumë më shumë vota sesa që po thonë sondazhet.

“LDK-në do ta votojnë shumë më shumë dhe vota s’është çështje e projeksioneve. Një parti e madhe si LDK hyn për t’i fituar zgjedhjet. Edhe kësaj radhe do të hyjë për këtë. LDK do të jetë parti e madhe gjithmonë”, ka thënë Shala.

Shala tha se LDK-ja nuk do ta votonte asnjë president, qoftë Vjosa Osmani apo Ramush Haradinaj, pa një marrëveshje politike paraprake.

- Advertisement -

“Situata me Ramush Haradinajn para aktgjykimit të Kushtetueses ishte tjetër sepse Kosova s’kishte President dhe ne kemi një afat kushtetues për ta zgjedhur atë. Pretendimi politik i Haradinajt në atë situatë është normale. Por tash po garojmë për parlament. Tash kjo është një çështje e aleancave. LDK s’voton askënd nëse s’ka aleancë”, ka deklaruar Shala në Rubikon.

Shala tha se s’mund të kërkohet vota për Osmanin presidente nga deputetët e LDK-së sepse fillimisht duhet marrëveshja.

- Advertisement -

“Marrëveshja politike para se të bëhet për emra, bëhet për qëllime. Është themelore që subjektet politke ta dinë që pas këtyre zgjedhjeve nuk mjafton një shumicë e thjeshtë parlamentare për krijimin e institucioneve dhe kjo iu jep mundësi aleancave dhe marrëveshje politike. LDK nuk hyn për emra, por pastaj diskuton edhe emrat”, ka thënë ai./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit