11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kundërpërgjigja e fortë e qeverisë Kurti ndaj kërcënimeve të Serbisë me Iuftë

Rekomandime

Kishte kaluar një kohë e gjatë prej kur veriu i Kosovës ishte shkëputur nga vëmendja e opinionit. Atje, lirshëm lulëzonte KRlMl e kontrabanda, ndërkohë që institucionet e Kosovës kishin qasje gati të përgjysmuar.

U desh të merrej vendimi i reciprocitetit për targat nga ana e qeverisë së Kosovës, që të gjithë t`i kthejnë sytë nga ajo pjesë.

- Advertisement -

Dora e shtetit preku plagën më të rëndë të Kosovës së pasIuftës, Mitrovicën tonë që mbeti në rrezik të ndarjes për faj të disa politikanëve të Kosovës.

Përveç KRlMlT e kontrabandës, në veri “zihen” edhe ide shoviniste serbe që rrezikojnë sovranitetin e shtetit.

Me ndërhyrje të drejtpërdrejt nga Serbia e Rusia, qytetarët e asaj pjese po ushqehen me propagandën që e kthen Kosovën vite prapa!

- Advertisement -

Këtë e ka thënë edhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, gjatë një interviste. Sipas tij, prezenca ruse në veri të Kosovës është e përditshme.

Madje, ai ka deklaruar se ka informacione që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Ndaj, gjithë këtyre zhvillimeve kërkohet që institucionet e Kosovës të jenë syçelë. Por, Kosova është e pafuqishme që ta mbajë vet barrën e kësaj syçeltësie. Miqtë ndërkombëtarë që gjithmonë i dolën në ndihmë vendit tonë në ditët më të vështira, duhet të reagojnë ndaj veprimeve të Serbisë.

Qytetarët e Kosovës nuk mund ta përballojnë diskursin kërcënues të Serbisë për Iuftë. Iuftën e përjetuan njëherë dhe për fat të keq ende i vuajnë plagët e saj. Po ashtu, dihet se kundër një destabilizimi të Ballkanit janë edhe shtetet tjera që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Andaj prej tyre pritet pikërisht reagimi edhe më i ashpër se sa që është tani.

Përgjatë gjithë këtyre zhvillimeve, natyrisht se ajo që na dhemb më së shumti neve shqiptarëve është indiferenca e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ai po Iufton me “mish e shpirt” që ta jetësojë të ashtuquajturin “Ballkani i hapur” bashkë me mikun e tij të ngushtë, Aleksandër Vuçiq.

Atij nuk i bëhet vonë për rekrutimin e mercenarëve rus e as për kërcënimet e vazhdueshme me ushtri e këmbësori të “Sandrit” të tij të dashur ndaj Kosovës.

Mëngjesi i së mërkurës do ta gjej Edi Ramën në Beograd. Aty do të mbahet takimi në kuadër të Ballkanit të Hapur, pavarësisht se në mbledhje nuk do të jetë i pranishëm kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Rama pritet të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Pra, pa Zaevin, Rama do ta implementojë “Ballkanin e Hapur” bashkë me Vuçiqin që së fundi vuri në theks edhe “Botën serbe”.

Një hap i mirë nga ana e Kosovës, është ndarja e 100 milionë eurove nga Qeveria për Ushtrinë.

Ky është një hap i madh drejt forcimit të shtetit dhe shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin.

Në fakt, asnjë nga qeveritë e mëparshme nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur çështjes së ushtrisë. Për vite me radhë Kosova nuk e trajtoi si parësore këtë temë.

Madje, në një rast, një parti e vuri edhe në pazare politike! Pra, ne nuk e morëm vetën seriozisht, andaj nuk mund të prisnim që të tjerët të na merrnin seriozisht.

Të paktën tani Kosova mund të ndihet më e qetë përball diskursit kërcënues serbo-rus. Sepse ushtria, si gjëja elementare e një shteti po forcohet dhe po trajtohet në mënyrën e duhur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit