Ushtria izraelite ka bërë të ditur se “kupola e hekurt” ka ndalur dhe shkatërruar 85-90 për qind të raketave që janë hedhur nga Hamasi mbi qytetet izraelite.
Me dhunën e përshkallëzuar në jug të Izraelit, është rikthyer tingulli tashmë i njohur: sirenat për alarm nga shpërthimet që me automatizëm aktivizojnë edhe “kupolën e hekurt”, sistemin kundërajror të mbrojtjes.