-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kur do të mbahet takimi i radhës Kurti – Vuçiq? Flasin nga Bashkimi Europian

Rekomandime

Janë bërë gati pesë muaj prej kur është mbajtur takimi i fundit i nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Por, Bashkimi Europian nuk ka ende një datë se kur do të mbahet një takim i radhës i këtij niveli, ndonëse takimet në nivel të eksperëve kanë vazhduar.

- Advertisement -

Në një përgjigje të Bashkimit Europian për lajmi.net ku janë pyetur rreth ndonjë date eventuale për vazhdimin e dialogut dhe për temat që pritet t’i ketë në fokus takimi i radhës Kosovë – Serbi ata janë treguar mjaft të shkurtër dhe të prerë.

Nga BE thonë se data dhe agjenda e takimeve bëhen të ditura kur të jetë e përshtatshme dhe nuk dhanë asnjë detaj shtesë lidhur me planifikimet për vazhdimin e dialogut.

“Ne gjithmonë i bëjmë të ditura datën dhe agjendën për takimin e radhës në Dialog”, thuhet shkurtimisht në përgjigjen e Bashkimit Europian për lajmi.net.

- Advertisement -

Pa ndonjë rezultat konkret dhe me tensione nga të dyja palët përfundoi takimi i fundit midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Kurti, në atë takim propozoi 4 pika të cilat nuk u pranuan nga pala serbe, duke filluar nga një rregullim tregtar në Ballkanin Perëndimor, zotimi për mos-sulmim të njëra-tjetrës dhe për reciprocitet bilateral.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit