2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kur Putin si shef i KGB-së fliste për Kosovën dhe veprimet e mundshme të Rusisë në rast se trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë

Rekomandime

Në mesin e bombardimeve të NATO-së në Kosovë, shfaqet për herë të parë në një intervistë shefi i KGB-së apo FSB-së Vladimir Putin mbi sulmet e NATO-s mbi Jugosllavinë dhe veprimet e mundshme të Rusisë në rast se trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë.

-Po bëhen shumë debate në lidhje me Jugosllavinë, njerëzit nuk ndihen shumë të sigurt. A mund të na thoni nëse ka një periudhë kohore, ndoshta ju mund të na tregoni sa kohë, që njerëzit do të fillojnë të ndihen më të sigurt, ashtu si para bombardimeve, para fillimit të luftës në Jugosllavi?

- Advertisement -

PUTIN: Është e vështirë të thuhet. Unë i kuptoj ndjenjat e personit të zakonshëm dhe madje edhe në mesin e njerëzve të afërt me mua në familjen time. Ndjej se ata janë të shqetësuar, sepse ne të gjithë e dimë se si nisi lufta e parë botërore dhe se çfarë ndodhi në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot sigurisht që këto krahasime tragjike dalin në dritë dhe ndjenja e sigurisë e njerëzve është më e vogël.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit