1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kur Thaçi e kishte dekoruar Jeff Hovenierin: Ja fjalët që kishte thënë ai për Kosovën

Rekomandime

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në qershor të vitit 2018 kishte pritur në takim diplomatin amerikan, tash ambasadorin e ri të SHBA’së, Jeffrey Hovenier, të cilin e kishte dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Presidenti Thaçi e kishte falënderuar diplomatin amerikan për kontributin që ka dhënë në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, kishte thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, diplomati amerikan Jeffrey Hovenier kishte thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Unë dhe familja ime ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ka thënë ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar ambasadorin e ri të SHBA’së në Kosovë,  Jeff Hovenier, i cili do të pasojë Philip Kosnettin.PERISKOPI

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit