12.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Kurseni, ngrohja me rrymë ka me i rritë shumë cmimet

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kosovarët bash kur janë rritur djeshëm, pra janë pesëfishuar cmimet e energjisë elektrike në botë, kanë filluar të ngrohen me energji elektrike. Kjo nuk është aspak normale. Një situatë e tillë shpije pashmangshëm drejt rritjes së madhe të cmimeve deri me 1 prill. Sa më tepër të kursehet energjia elektrike, pra sa më pak të përdoret për ngrohje, aq më e vogel do të jetë rritja. Kjo, pasi do të blihej shumë më pak nga jashtë, ku cmimet janë në qiell. Nga atje po blihet mbi 300 euro një megavat/orë e qytetarëve të Kosovës po u shitet 68 euro. Kjo nuk ka logjikë tregu dhe nuk mund të zgjasë për shumë kohë.

Prodhimi vendor i energjisë elektrike është i kufizuar dhe nuk i tejkalon 750 megavatë. Sikur pjesa më e madhe të mos ngroheshin me rrymë, nuk do të kishte nevojë për import të madh dhe rrjedhimisht as cmime të rritura. Kosovarët paguajnë cmimet e rrymës më të ulëtat të Evropë dhe tashmë kur ka nevojë jetike të kursehet, duhet të bëhet një gjë e tillë që të ruhet kjo strukturë. Gjithandej nëpër botë cmimet janë rritur. Kosova pashmangshëm do të shkojë andej si pasojë e importit. Por, sa më i vogël të jetë importi, aq më e ulët do të jetë nevoja për rritje të cmimeve.
Në periudha të krizave duhet të veprojmë të bashkuar. Vetëm mendësia kolektive e con përpara një shoqëri. Nëse secili mendon vetëm për vete, atëherë ai bashkë më të tjerët shkojnë drejt humnerës.
Pra, mund t’ia dalim vetëm të bashkuar. E këtë e kemi treguar shpesh gjatë histrorisë sonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit