1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti deklarohet pas takimit me Hazirin

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vizituar sot Gjilanin dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Hazirin.

Kryeministri Kurti në një prononcim të përbashkët pas takimit, ku ishte edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se u fol kryekëput për masat që janë marrë dhe duhet marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

- Advertisement -

Ai tha se Qeveria që udhëheq nuk ka kohë të merret me tema tjera, apo siç e quajti ai “pingpongun politik”.

Kurti i pyetur pas takimit në lidhje me emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, i kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, tha se ai dhe Qeveria nuk bën të shpërqendrohen nga lufta me pandeminë.

“Ne tash jemi të angazhuar maksimalisht për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, nëse do të shpërqendrohemi nga kjo çështje do ta dobësojmë veten në këtë front jetik për qytetarët”, tha Kurti.

- Advertisement -

Ai paralajmëroi për sot një mbledhje online të kabinetit qeveritar ku do të diskutohen masat e ardhshme sa i përket mbrojtjes nga koronavirusi.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetues vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe ky vendim do të hyjë në fuqi më 13 prill.

- Advertisement -

Kurti njoftoi se në mbledhje do të diskutohet për masat e reja, por shtoi se Covid-19 mbetet problem i madh.

“Lëvizja e njerëzve është lëvizje për virusin”, tha ai.

Kurti u shpreh se duhet të gjetur mënyra të reja, jo vetëm për njerëzit, por edhe për lëvizjen e bizneseve.

”Të krijojmë hapësirë dhe për bizneset tona, krahas shëndetit publik duhet të mendojmë edhe për shëndetin ekonomik”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit