-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti e Osmani tek varri i Rugovës në Ditën e Çlirimit: Nuk do ta harrojmë kurrë të kaluarën

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, bënë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, për nder të Ditës së Çlirimit.

- Advertisement -

Kurti e quajti 12 qershorin ditë të rëndësishme dhe historike, jo vetëm për Kosovën.

“Ne sot shënojmë çlirimin e vendit, paqen në Kosovë, lirinë e popullit, dhe në të njëjtën kohë kujtojmë ata të cilët kontribuuan, u sakrifikuan u flijuan që ne të jemi të gjallë e të lirë, dhe me mundësi për përparim”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk mund ta paramendojmë humanitetin, durimin qetësinë në politikë,  pa presidentin Ibrahim Rugova, i cili para se të bëhej president për herë të parë, 30 vjet më parë, ishte intelektual i angazhuar dhe racionalist. Dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe Kosovës në veçanti, në kohën e okupimit të egër të Serbisë”, u shpreh Kurti për Rugovën.

- Advertisement -

Tutje Kurti tha se institucionet nuk do e harrojnë kurrë të kaluarën

“Do të kërkojmë drejtësi, do të insistojmë e do të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit