3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti flet për ushtarakun rus që ishte në Kosovë e që u ngrit në detyrë nga Putin

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për situatën në Ukrainë, thotë se në Ballkanin Perëndimor është e rrezikuar edhe Kosova.

Për këtë ai ka folur për ushtarakun rus, i cili sipas tij ka qenë në Kosovë, dhe u ngrit në detyrë nga Vladimir Putin së fundi.

- Advertisement -

“Në rrezik është Gjeorgjia, në rrezik është Moldavia dhe në rrezik është Ballkani Perëndimor. Unë këto tri pika i shoh kryesore. Në Ballkanin Perëndimor sërish janë tri pika në rrezik, është Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi sepse këto të tre janë në rrezik pikërisht duke qenë fqinjë të Serbisë”, tha Kurti.

“Duhet të jemi të vëmendshëm, derisa Putin dëshiron të bëjë paralele të paqena, false, absurde, midis Kosovës dhe Krimesë, Vuçiq dëshiron të bëjë midis Krimesë dhe veriut të Kosovës”, tha ai për RTK’në.

“Ajo që më ka brengosur në veçanti mua është fakti që më datën 8 dhjetor, pra pa u bërë ende dy javë nga takimi me Vuçiqin, Putin e bën një emërim shumë të veçantë në hierarkinë e Kremlinit. Gjereral majori Jevkurev. Ai është nga Republika e Osetisë Veriore, u ka mbijetuar dy tentim vrasjeve, ka defekte trupore për shkak të lëndimeve që ka marrë në ato atentate, ka qenë në Çeçeni e tash është zëdhënës i Sergey Shoygu (ministri rus i mbrojtjes). Por a e dini se ku ka qenë ai në qershor të vitit 1999. Ka qenë në Kosovë. Jevkurev i ka marrë trupat ruse prej Bosnje e Hercegovinës i ka sjell me shpejtësi në Aeroportin e Prishtinës që të mbërrijnë para NATO’s kur po çlirohej Kosova. Jevkurev ka qenë ai oficeri rus i cili në dhjetorin e vitit të kaluar pasi që u takuan Putini me Vuçiqin u bë zëdhënës i Shoygu. Pra ne i përcjellim të gjitha këto me vëmendje, nuk frikësohemi. Kjo tregon sa i preokupuar është Putin me Ballkanin dhe shikoni biografitë e atyre që i emëron”, shpjegoi Kurti.

- Advertisement -

“Unë kam qenë në burg në si i burgosur, rob lufte në vitin 2001 në qershor kur Putini ka qenë pikërisht në aeroportin e Prishtinës sepse ai ka ardhur në pushtet dy muaj pas çlirimit të Kosovës”, tha kryeministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit