10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kurti i nxjerr ‘zbuluar’ hotelet e Shqipërisë, ja si ua shtrenjtojnë çmimet turistëve të Kosovës, kurse gjermanëve

Rekomandime

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka reaguar pas çmimive në bregdetin e Shqipërisë.

- Advertisement -

Sipas tij, turistëvë nga Kosova në bregdetin shqiptar po u bëhet padrejtësi, pasi ata po duhet të paguajnë shumëfish më shumë se turistët e huaj.

“Mos harroni turistet shqiptarë nga Kosova deri me dje përbënin 95% dhe ende sot arrijnë 80% të turizmit në Shqipëri!

Është e papranueshme që shqiptarët në shtetin amë të paguajnë më shumë se shtetasit e BE-së të cilët kanë 10 herë të ardhura më të vogla se një qytetar gjerman”, shkroi Kurti në Facebook, përcjell “Bfota sot”.

- Advertisement -

Postimi pilotë

Padrejtësia ndaj turistëve kosovarë në Shqipëri!

- Advertisement -

Turistët nga Kosova në bregdetin shqiptar (tek vëllezërit) gjatë muajit gusht paguajnë për:

– një garsionerë për dy persona vetëm me mëngjes mesatarisht 90/100 Euro dita!

Nga ana tjetër Hotelet Shqiptare ju ofrojnë qytetarëve gjermanë në Gjermani:

– 2 javë pushim me çmimin për 1 javë!

– Hotel me 4 yje dhe All inklusive

– Shezlon dhe çadra të përfshira

– Fluturimi vajtje – ardhje të përfshira

E tërë kjo vetëm për 499 Euro për person!

Mos harroni turistet shqiptarë nga Kosova deri me dje përbënin 95% dhe ende sot arrijnë 80% të turizmit në Shqipëri!

Është e papranueshme që shqiptarët në shtetin amë të paguajnë më shumë se shtetasit e BE-së të cilët kanë 10 herë të ardhura më të vogla se një qytetar gjerman.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit