17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kurti i përgjigjet Limajt: Unë nuk shkoj me 10-12 burra në Bruksel

Rekomandime

Fatmir Limaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të sillet si shef i Qeverisë e të marrë vendime lidhur me dialogun me Serbinë sepse kjo është tema kryesore e Qeverisë.

- Advertisement -

Kurti thotë se nuk është kryefjala e qeverisjes së tij Serbia dhe se ai merret njësoj me të gjitha temat.

“Vendimet e Republikës së Kosovës nuk kanë të bjënë me Serbinë. Nuk e kemi Serbinë në pika të programit tonë. E gjeni vetingun, përgjysmimin e qeverisë, shkarkimin e bordeve. Këto i gjeni në programin tonë”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.

Limaj i kërkoi “të cohet e të shkojë ta drejtojë dialogun”, e Kurti i thotë atij se nuk i merr 10-12 burra të niset në Bruksel.

- Advertisement -

“Unë e kam marrë detyrën, por nuk shkojë me 10-12 burra te zonja. në Bruksel. Unë e marrë detyrën që ma ka dhënë populli”.

“Kot ke parime e koncept, pa strategji. Prandaj ndoshta ju ra edhe Qeveria”, ka shtuar Kurti.

- Advertisement -

Ai thotë se për të të gjitha temat janë të rëndëishme dhe merret me to gjatë qeverisjes.

“Unë merrem me të gjitha. Nuk ka punë të vogël me kryeministër. Natyrisht që i takoj prodhuesit. Nuk të bën kryeministër duke i takuar kryeministrat e tjerë ose ministrat e Jashtëm të shteteve tjera, ose duke shkuar në Kongres. Kryeministër të bën populli yt”

Në fund, Kurti i tha Limajt se ai po pret të koordinohet me Presidentin Hashim Thaci, që kreu i Nismës i tha të ndalet duke e sharë.

“Po e pres Thacit të koordinohemi, por derisa nuk isha kryeministër, m’i shkruante dy letra në ditë. Tash po ikën. I kam shkruar letër edhe kreut të opozitës edhe kreut të AAK’së. Unë jam për diskutim. Nga unë kurrë s’do të shihni arrogancë”, tha kryeministri Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit