1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti i përgjigjet Thaçit që e quajti “të paligjshëm e uzurpues”, i çon porosi edhe Gjykatës

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Qendrën e Studentëve, një ditë pas lajmërimit se në fund të këtij muaji do të hiqet karantina. Në një deklarim para mediave, Kurti ka folur edhe për vendimin që pritet të marrë deri me datë 29 maj Gjykata Kushtetuese, ku interpretohet ligjshmëria e dekretit për mandatarin.

Kurti ka kërkuar pas vizitës që të ruhet distanca fizike e higjiena personale edhe pas lehtësimit të masave për të cilat ka lajmëruar dje Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

“Në qendrën e studentëve u takova me drejtorin, vullnetarë, mjekët e policët që e kanë menaxhuar karantinën, që siç ka paralajmëruar edhe ministri Vitia ka fundi i muajit do të mbyllet meqë janë krijuar kushtet mbi fitoren ndaj pandemisë, ndodhemi në prag të ngadhënjimit të plotë. Ruajtja e distancës, higjiena personale dhe mos praktikimi i vizitave familjare janë të domosdoshme, besoj që javën e ardhshme do të vazhdojmë edhe me lirimin e masave të tjera dhe ti kthehemi një normaliteti të ri, nuk do të jetë normaliteti i vjetër përderisa s’kemi vaksinën”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha se nuk do të përflasë raportimet se shtatë gjyqtarë të Kushtetueses mund të vendosin pro dekretit të presidentit, kur u pyet nga mediat.

Ai iu është përgjigjur edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit që dje në një paraqitje e ka quajtur Kurtin uzurpues.

- Advertisement -

“Së pari unë nuk mund të përflas atë që po përflitet, këtu kur u takova me vullnetarët më kishin përzgjedhur karrigen më të mirë dhe jo vetëm për shkak se kjo nuk varet nga Gjykata, duhet të presim aktgjykimin dhe pastaj mund të flasim, pres nga Gjykata që të bëjë interpretim të kushtetutës jo shkrim të saj, as presidenti as kryeministri as gjykata nuk mund ta shkruajnë kushtetutën, Kushtetuesja ta interpretojë atë. Shkrim dhe ndryshim mund të bëhen vetëm me amendamente. Çka po thotë presidenti për mua, më duket se dëshirat e tij i përshkruan si fakte të mija, unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë këtu për kurrfarë përshkrimesh”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit