5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kurti i pyetur për Dardan Molliqajn: Hala po merreni me të a?

Rekomandime

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë për ish-partnerin e tij, Dardan Molliqaj, dhe sulmin fizik për të cilin e ka akuzuar Haki Abazi i VV-së.

Pasi u kthye nga Gjermania, Kurti sot vizitoi Prizrenin nga ku foli për fitoren që, sipas tij, do ta korrë Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 qershorit.

Lideri i VV-së, kur u pyet rreth kandidatit për deputet të koalicionit AAK – PSD, Dardan Molliqaj, refuzoi të fliste për të.

- Advertisement -


“A hala po merreni me të a?”, i tha Kurti gazetarit kur e pyeti rreth incidentit pas emisionit “Pressing” të mërkurën, për të cilin akuzohet Molliqaj.

Dardan Molliqaj dhe kandidati i VV-së për deputet, Haki Abazi, të mërkurën në Pressing patën një debat të ashpër, e menjëherë pas emisionit, Abazi tha se ish-deputeti i VV-së e ka sulmuar fizikisht.

Diçka të tillë e ka mohuar Molliqaj, ndërsa Vetëvendosja ka dalë me komunikatë ku e ka quajtur anëtarin e PSD-së “bandit”.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore e Prishtinës dje kanë intervistuar Molliqajn, Abazin dhe Rexhep Hotin nga radhët e PDK-së, që sipas kandidatit të VV-së, ka qenë i pranishëm kur e ka sulmuar Molliqaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit