2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Kurti i shkarkoi zyrtarët, që britanikët i dhanë pikë maksimale ‘Infrakosit-it’”

Rekomandime

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës mori vendimin që të shkarkojë bordin e kompanisë publike “Infrakos”.

- Advertisement -

Kadrijaj ka thënë se shkarkimi i anëtarëve të bordit nga kryeministrit Kurti është fyerje për zyrtarët britanikë, të cilët i kanë vlerësuar të njëjtit.

“Veprimet e z. Kurti dhe qeverisë së tij, ku pa asnjë analizë apo vlerësim performance t’i shkarkojnë bordet, dëshmon qartë se logjika e tij është si lufta e klasave: Urra o burra. Si deputete e Parlamentit të Kosovës shpresoj që edhe kolegët e mi do ta ngrisin zërin per mbrojtjen e të drejtave të tyre elementare. Kjo është fyerje edhe për përfaqësuesit britanez që i vlerësuan maksimalisht të njëjtit”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

Shkarkimi i këtij bordi u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se ndërmarrja publike i ka shkelur detyrat dhe ka pasur performancë të dobët.

“Qeveria konstaton shkelje dhe shkarkon bordin, që ka shkelë detyrat se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit të ndërmarrjes, që u akuzua për shkelje të pozitës, Agron Thaçi. Vepra ka të bëjë me dëmtimin e pronës dhe ndërmarrjes gjatë mandatit”, tha Hajdari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit