0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti i uron besimtarët: Çka shkon te Zoti nuk është mishi e gjaku i sakrificës

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se “Çka shkon te Zoti nuk është mishi e gjaku i sakrificës, por qëllimi i mirë, drejtësia, adhurimi e dashuria”.

Tutje ai ka apeluar te qytetarët që të mos grumbullohen në ambiente të mbyllura dhe të kufizojnë maksimalisht takimet e vizitat me persona jashtë familjes suaj.

“Uroj që festën ta kaloni lumturisht, dhe të na sjellë të gjithëve fat e mbarësi për javët e muajt në vijim, sepse kemi nevojë. Por ju lutem, mbani distancë, përdorni maskat, kufizoni maksimalisht takimet e vizitat me persona jashtë familjes suaj. Bëjeni këtë sakrificë për familjen e fqinjët, për bashkëkombasit tuaj. Edhe një herë, me fat Kurban Bajrami”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit