-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti jep lajmin e madh për rrymë: Kthehet B2, Kosova i shpëton 1.2 milionë euro në ditë

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njofton se sot është rikthyer në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se me vënien në funksion të këtij blloku, Kosova për çdo orë do t’i paguajë rreth 50 mijë euro import më pak.

Kurti thotë se rikthimi i bllokut B2 është lajm shumë i mirë.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim. Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milionë euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit