0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kurti: LDK e ka pranuar koalicionin me ne, nesër flasim me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin

Rekomandime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se LDK’ja ka pranuar në parim të bëjë koalicion me të, por se nesër do të diskutojnë më shumë.

- Advertisement -

“Në parim kanë pranuar të kenë koalicion me ne. Do të marrim pjesë unë dhe profesori Besnik Bislimi dhe nga ana e tyre do të jenë profesor Isa Mustafa si kryetar i LDK’së dhe kandidatja e LDK’së, zonja Vjosa Osmani”, ka thënë Kurti në Klan të Shqipërisë.

Ai thotë se nuk do të diskutohet udhëheqja e Qeverisë, pasi sipas Kurtit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka sqaruar mirë se fituesit të zgjedhjeve i takon ta formojë dhe ta udhëheqë Qeverinë.

“Nuk do të jetë e diskutueshme, subjekti që del i pari e formon Qeverinë. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ose VV e drejton Qeverinë ose shkojmë serish në zgjedhje”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ai tutje shton se me LDK’në janë pajtuar shumë gjatë opozitarizmit e tash do të vazhdojë diskutimet për krjimin e një qeverie të përbashkët.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë një martesë e vështirë sic duket. 1 vit e gjysmë kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë opozitar. Dhe tash kur e ke edhe verdiktin e popullit është edhe e obligueshme edhe racionale”, ka thënë lideri i VV’së.

- Advertisement -

Kurti thotë se me LDK’në ‘do të fillojnë me programin dhe projekte, e më pas për përgjegjësi dhe poste’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit