1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti: Marrëveshjen sekrete Thaçi-Rasmussen mund ta ketë kërkuar Serbia

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja sekrete e presidentit Hashim Thaçi me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen përbën shkelje të rëndë të kushtetutës së Kosovës.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Kurti ka thënë se po përpiqen ta kuptojnë se kush e ka kërkuar mosprezencën e NATO-s në veri, duke aluduar se atë mund ta ketë kërkuar Serbia përmes presidentit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Për neve është shumë e rëndësishme të marrim vesh se kush ka kërkuar një gjë të tillë.

Ne nuk besojmë se e ka kërkuar Brukseli.

Mund ta ketë kërkuar Serbia..”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo marrëveshje është shkelje flagrante e kushtetutës së Kosovës me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë.

“Kjo është shkelje flagrante me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë”, ka pohuar ai.

- Advertisement -

Kurti sot përmes një shkrese zyrtare e ka njoftuar kryekuvendaren e Kosovës, Vjosa Osmani se e kishte kërkuar një analizë të një marrëveshjeje sekrete të 2013-ës mes kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Sekretarit të atëhershëm të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas vlerësimit kushtetues të lëshuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij. /

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit