Kryeministri Albin Kurti, nesër që në mëngjes pret në takim këshilltarët kryesor të kancelares Angela Merkelit dhe presidentit franez, Emanuel Macron.
Takimi i Kurtit me këshilltarët kryesorë të Merkelit dhe Macronit, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne do të mbahet nga ora 09:00 në objektin e qeverisë, shkruan Reporteri.net.
Pas këtij takimi kryeministri Kurti në ora 11:00 merr pjesë në aktivitetin përmbyllës për përfshirjen e lëndës “Gjinia dhe Ekonomia” në Fakultetin Ekonomik.
Kurse në ora 13:00 do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovë.