7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti nga Drenica, deklarohet rreth certifikimit të tij nga KQZ’ja

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asnjë informatë lidhur me rekomandimin që i është bërë KQZ-së që të certifikohen edhe kandidatët me dënim në tri vitet e fundit.

Ai, ka thënë se beson se është e drejtë elementare që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garohet me listat që subjektet politike i kanë dorëzuar.

- Advertisement -

“Për besë nuk i kam përcjellë lajmet, sepse jam duke takuar qytetarët. Besoj që është e drejtë elementare, njerëzore dhe civile që siç i kemi dorëzuar listat edhe të garojmë dhe 14 shkurtin që është festë e dashurisë ta bëjmë edhe të demokracisë”, ka thënë ai për klankosova.

Kurti i ka bërë këto komente në Drenas ku i ka vizituar bizneset që janë dëmtuar nga vërshimet e fundit.

Unë këtu jam në Drenas duke vizituar bizneset e vogla. Këtu e kanë përjetuar me shumë dëme vërshimin e fundit dhe dëgjuam hallet e këtyre bizneseve.

- Advertisement -

Ne duam që t’iu ndihmojmë që ato të rriten – bizneset e vogla të bëhen të mesme dhe të mesmet të bëhen të mëdha.

Jam shumë i lumtur nga ky kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët që pjesëmarrja do të jetë masive në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit