-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese, i drejtohet Komisionit të Venedikut për dekretin e Thaçit

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit.

- Advertisement -

E dje, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për pezullimin e dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për krijimin e qeverisë së re, duke vendosur gjithashtu masën e përkohshme deri më 29 maj, shkruan lajmi.net.

Kurti e ka arsyetuar kërkesën ndaj Komisionit të Venedikut se do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe së drejtës kushtetuese, duke thënë se kjo është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut.

“Dje, me datën 1 Maj 2020, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit. Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision. Duhet theksuar që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit