1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti nuk thotë “JO” kur pyetet për heqjen e vijave të kuqe për PDK-në

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kritikja më e madhe e partisë që më së gjati qëndroi në pushtet, PDK-së. Madje, ishte e para që i vendosi vijat e kuqe ndaj saj.

E Albin Kurti, si udhëheqës i saj, zakonisht ishte i prerë kur bëhej fjalë për PDK-në. “Kurrsesi” ose “asnjëherë” dëgjoheshin sapo shtrohej pyetja për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me PDK-në.

- Advertisement -

Mirëpo sot, në kohën kur është kryeministër në detyrë dhe nuk i ka numrat për të krijuar edhe një herë Qeverinë, Kurti po tregohet më i kujdesshëm. Kur u pyet për heqjen e vijave ndaj partisë së Veselit, Kurti dha një përgjigje “diplomatike”, e cila nuk shquhej për stilin e tij të folurit deri tash. Ai nuk përmendi fjalën “kurrsesi” e as “asnjëherë”.

Unë sot ne Malishevë, Prizren dhe Sharr, nuk do të jem si kryetar i partisë politike, jemi të gjithë bashkë kundër koronavirusit, që s’po na ndan nëpër parti e rajone e për nga moshat, prandaj le të përqëndrohemi në luftimin e përbashkët të kësaj të keqe. Nuk është koha e më së paku vendi t’i trajtojmë”, u përgjigj Kurti kur u pyet për vijat e kuqe ndaj PDK-së.

Fjalë më të buta lidhur me këtë parti, ditët e fundit, kishte pasur edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca. Në dy emisione të ndara në ditë të ndryshme, Konjufca ka thënë se “kohën e fundit PDK-ja është më e mirë se LDK-ja”.

- Advertisement -

Ndërkohë, lidhur me një bashkëpunim në mes këtyre dy partive, u pyet dje edhe kreu i PDK-së. Kadri Veseli tha se nuk ka vija ndaj asnjë partie shqiptare, vetëm se ka kushte për bashkëpunim.

Sidoqoftë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë një letër nga presidenti Hashim Thaci, për të dërguar emrin e ri për mandatar, pas votimit të mocionit muajin që shkoi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit