0.3 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve: A keni me qenë transparent sonte?

Rekomandime

Pak çaste pas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në Kuvendin e Kosovës ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili nuk është ndalur për të thënë as edhe një fjalë të vetme për mediet, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Mirëpo jo sikurse Kurti, Mustafa ka folur për gazetarët, të cilëve iu tha se nuk ka dijeni nëse do të vijnë ambasadorët e QUINT’it dhe të BE’së në këtë takim që pritet të zhvillohet nga ora 17:30.

Edhe pse gazetrët e kanë pyetur nga larg se a do të jenë transparent sonte, Kurti ka vendosur të mos përgjigjet duke hyrë me nxitim në Kuvend.

Ky takim po zhvillohet si vazhdimësi e takimit të lënë në gjysmë dje, prej të cilit nuk pati asnjë rezultat pozitiv sa i përket arritjes së marrëveshjes.

- Advertisement -


Ndërkaq, sot është pritur që në këtë takim të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT’it dhe BE’së, të cilët deklaruan se një ftesë të tillë nuk e kanë marrë nga këto dy subjekte politike.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit