-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti: Paga minimale do të ngritet mbi 50 për qind

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se paga minimale do të ngritet në 250 euro nga 170 sa ishte. Kjo i bie rritje mbi 50 për qind.

- Advertisement -

Këtë Kurti e tha në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

“Të qenurit i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndetësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh.

Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi. Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Paga minimale do ta risim në 250 euro”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit