11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Kurti para familjes Jashari dhe deputetëve: Rënia heroike e Adem Jasharit, pikë kthese në historinë e Kosovës

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se rënia heroike e kryekomandantit Adem Jashari dhe familjes së tij është pike kthese në historinë e Kosovës.

“Rënia e tyre shpërfaqi fytyrën e vërtetë të shtetit serb si asnjëherë më parë”, tha Kurti.

- Advertisement -

Ai më tej tha se pa luftën dhe qëndresën e Jasharajve nuk do të kishte UÇK.

Kurti tha se për Jasharajt flijimi i tyre nuk ishte diçka e jashtëzakonshme, dhe se me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre.

Kurti tha se 5,6, 7 Marsi janë ditë reflektimi dhe ndalemi të mendojmë ku jemi dhe për të ardhmen që na pret.

- Advertisement -

Kurti tha se Adem Jashari asnjëherë nuk e braktisi idealin për liri dhe qëndroi me popullin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit