2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti për armatosjen e Serbisë: Është në panik, po frikësohet se mund të ngelet vetëm

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Serbia ndodhet në një lloj paniku dhe ka frikë se mund të ngelet vetëm, pas raportimeve se po armatoset vazhdimisht.

Kreu i Qeverisë shtoi se armatosja e tyre s’është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovë, por qytetarët janë të sigurtë.

- Advertisement -

“Jemi të brengosur, jemi të kujdesshëm, mirëpo nuk frikësohemi. E dimë që i kanë 44 baza ushtarake rrotull kufirit me Kosovën, që është kufiri më i gjatë, dhe rrotull i kanë 42 baza ushtarake ofensive, por pavarësisht kësaj, ndonëse ne nuk jemi në NATO, NATO është tek ne. Kosova dhe NATO janë pjesë të historisë së njëra-tjetrës, të të tashmes së njëra-tjetrës dhe të së ardhmes. Me investimet që po bëjmë me bashkëpunimin me aleatët tanë, besoj që edhe territori edhe shteti edhe qytetarët janë të sigurt”.

“Serbia më duket se ndodhet në një lloj paniku kur po e vëren se nuk mund të qëndrojë në 3-4 ulëse njëkohësisht më, po përpiqet të forcohet për vete sepse ndoshta mund të ngelet e vetmuar. Armatosja e vazhdueshme e Serbisë s’është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por në anën tjetër, është shprehje e frikës shtyre se mund të ngelin të vetmuar atëherë kur po duket që s’mund të qëndrojnë në disa karrige siç janë mësuar”, tha kryeministri.

Tutje, Kurti përmendi edhe ngritjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë dhe përmendi arritjet e kësaj të fundit.

- Advertisement -

“Kemi rritur për 52 për qind buxhetin për mbrojtje në Kosovë. Po avancojmë në forcën e sigurisë së Kosovës. Vitin e kaluar ka ndodhur ngritja më e lartë e FSK-së nëpërmjet, në njërën anë, ndërmarrjes më të madhe ushtarake të NATO-s të 27 shteteve të quajtur “Defender Europe 21” ku ne ishim pjesëmarrës me 330 ushtarë në mesin e 16 shteteve nikoqire. Kemi dëshmuar që oficerët dhe ushtarakët tanë nuk ngelin prapa atyre të vendeve të NATO-s. Dhe kur kësaj ja shtojmë zbarkimin e përbashkët në Kuvajt me ShBA-të, natyrisht që një institucioni të tillë shtetëror që tregon suksese dhe zhvillohet do t’i ndihmojmë, andaj është edhe ky buxhet shtesë. Ky buxhet shtesë është refleksion i kohës në të cilën ndodhemi dhe i fqinjit tanë verior dhe armiqësor që po armatoset”, tha kreu i Qeverisë kosovare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit