14.3 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Kurti për Mlladiqin: Serbia e fshehu dhe e portretizoi si hero, mohimi i mizorisë në Kosovë e Bosnje duhet të marrë fund

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm për ish-gjeneralin e ushtrisë jugosllave, Ratko Mlladiq.

- Advertisement -

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës konfirmoi sot dënimin e përjetshëm për Ratko Mlladiç. Në vendimin e shkallës së parë, Mlladiç u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e padisë, ndër të tjera, për gjencidin në Srebrenicë.

Mlladiq ka qenë në kërkim për shumë vite pas Iuftës, ndërkohë që u arrstua përfundimisht rreth vitit 2010. Kurti, qe reagoi pas plot 8 orëve prej kur u morr vendimi, thotë se ai u fsheh nga shteti i Serbisë, nga i cili u portretizua edhe si hero.

“Krmineli famëkeq i Iuftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjencid”, ka shkruar Kurti në Twitter.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se mohimi i krmeve serbe në Kosovë dhe Bosnje duhet të marrë fund.

“Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krmeve të së kaluarës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund”, shtoi ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit