1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti për ngritjen e çmimeve: Do të ndalojmë manipulimin e përfitimin në emër të krizës

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë si dhe të atyre të derivateve të naftës.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se do të ndalojnë manipulimin e përfitimin në emër të krizës duke shtuar kontrollet dhe mbikëqyrjen, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se Qeveria është munduar ta zbusë krizën, ndërsa ka shtuar se pasdite me ministrin e Bujqësisë “do të bëhet një njoftim shumë i rëndësishëm për bujqit”.

“Sot po bëhen dy javë nga agresioni në Ukrainë. Republika jonë ka treguar bujari duke shprehur gatishmërinë për pranimin e deri në 5 mijë refugjatëve. Nëse në fund të vitit të kaluar ishte kriza energjetike që nxiti rritjen e çmimeve, këtë vit është lufta në Ukrainë ajo që po dikton rritjen e çmimit të naftës. E di dhe e kuptoj shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve edhe pse kjo gjë nuk është shkaktuar nga ne si vend e qeveri, ajo po na prek edhe ne. Ne kemi varësi ndaj importit si në energji elektrike, si në naftë sepse nuk kemi produkte të naftës. Por pavarësisht gjithë kësaj, si qeveri jemi munduar vazhdimisht ta zbusim ndikimin e kësaj situate sidomos tek ata që janë më të cenueshëm. Kur qeveria është në anën e qytetarëve mbështetja për ta nuk ka si të mos vazhdojë. Unë e di që qytetarët e kuptojnë se çmimet nuk i vendos qeveria e as unë, dhe e kuptojnë përpjekjen e qeverisë. Ne atë që do të ndalojmë është manipulimi e përfitimi në emër të krizës prandaj do të shtohet edhe kontrollet e mbikëqyrja”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit